Flash

Video/ "Dygualdo" e De Ligt: poker i Juventus ndaj Lecce e +7 nga Lazio

Lapsi.al 26 June 2020
Video/ "Dygualdo" e De Ligt: poker i Juventus ndaj Lecce e +7 nga

45 minuta vuajtje e pastaj një dominim total fizik e kualitativ. Kështu Juventus arrin objektivin, duke mposhtur Lecce në ndeshjen e parakohshme të javës së 28° në Serie A e duke u spostuar momentalisht +7 nga Lazio në klasifikim. Në Allianz Stadium përfundon 4-0. Salentinët me 10 lojtarë për një orë, karton i kuq i Lucioni, janë dorëzuar në goditjet e Dybala, Ronaldo, Higuain e De Ligt që në pjesën e dytë bëjnë diferencën, duke rritur distancën në krye të klasifikimit.

Një pjesë e parë e mirë e Lecce, që për fat të keq mbeti me 10 lojtarë në të 32': Lucioni humbi topin në mënyrë banale e pastaj shtriu përtokë Bentancur në një rast të qartë për gol, duke marrë kartonin e kuq. Në minutën e 8' të pjesës së dytë një gabim në dalje nga zona e salentinëve i dorëzoi topin Ronaldos, që shërbeu menjëherë për Dybala, i cili nuk i la asnjë mundësi me të majtën portierit lecez.

Kaluan vetëm 9 minuta e Ronaldo fitoi një penallti, duke i marrë kohën Rossettini, që nuk kishte mënyrë tjetër për të frenuar portugezin të nisur drejt portës. CR7 e mori po vetë përsipër penalltinë, duke shënuar golin e 2-0, por ka ende kohë për shfaqje. E shfaqjen e jep Ronaldo e Gonzalo Higuain, që rikthehet në fushë pas dëmtimit. Asisti i portugezit është spektakolar, ashtu si dhe goditja potente e numrit 9, që shënon golin e tretë të bardhezinjve.

Pokerin përfundimtar e shënon De Ligt me kokë, në minutën e 87, duke përfituar nga hutimi i mbrojtësve të Lecces. Me këtë fitore, e 22 në këtë kampionat, Sarri e sheh veten me 69 pikë, 7 mbi Lazion që duhet të luajë kundër Fiorentinës në Olimpico, kur kanë mbetur edhe 10 javë deri në përfundim të Serie A.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

38°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI