Flash

Lazio arrin akordin me Veronën: Kumbulla tek Lazio për 18 milionë e dy lojtarë

Lapsi.al 26 June 2020
Lazio arrin akordin me Veronën: Kumbulla tek Lazio për 18 milionë

Orë vendimtare për të ardhmen e Marash Kumbulla. Me një blitz Lazio ka arritur akordin me Veronën, duke paraprirë konkurencën di Inter e Juventus. Presidenti Lotito e drejtori sportive Tare janë takuar në Villa San Sebastiano me presidentin e Veronës Maurizio Setti e drejtorin sportiv Tony D'Amico për të mbyllur cështjen e mbrojtësit 20 vjecar të Kombëtares shqiptare.

Kumbulla kishte gjithashtu një lloj prioriteti për lacialët, ku ndihet i mbrojtur në klub nga prezenca e Tares dhe i mirëpritur në dhomat e zhveshjes nga Thomas Strakosha. Lëvizja e shpejtë e Lazios ka rrëzuar pretendimet e Juventus dhe Inter, që për qendërmbrojtësin e Hellas kishte vënë në tavolinë 25 milionë euro plus bonus.

Bardhekaltrit kanë përshpejtuar manovrën, për të arritur akordin me veronezët, duke shmangur ankandin. Për të mbyllur tratativën mbeten akoma detajet e fundit, porn ë shtëpinë e Lazios ka optimizëm të madh mbi arritjen e operacionit. Palët po negociojnë mbi bazën e 18 milionë euro plùs dy lojtarë si pjesë shkëmbimi teknik: flitet për Lombardin, aktualisht në huazim tek Salernitana, e Berishën, që do të kthehet nga Gjermania. Për Kumbullën tek Lazio tashmë është punë e kryer.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

38°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI