Flash

E heqin nga puna dhe e përjashtojnë përjetë nga stadiumi: fluturoi mbi Etihad me parrullën raciste

Lapsi.al 25 June 2020
E heqin nga puna dhe e përjashtojnë përjetë nga stadiumi:

Pasi gjatë Manchester City-Burnley një avion fluturoi mbi Etihad Stadium duke treguar një parrullë me shkrimin "White Lives Matter", në Angli nisi menjëherë kërkimi për përgjegjësin e forcat e rendit nuk është se vonuan shumë të gjenin fajtorin. Autori është Jake Hepple, mbështetës i Clarets, që e ka paguar gjestin e tij rëndë: klubi e ka përjashtuar përjetë nga Turf Moor e, njëkohësisht, është pushuar nga puna edhe nga kompania ku punonte si saldator, që ka pranuar se nuk "fal ose toleron racizmin, në asnjë formë".

"Nuk jam racist. Kam shumë miq me ngjyrë e aziatikë e kjo parrullë është frymëzuar nga Black Lives Movement - është munduar të mbrohet personi në një intervistë për MailOnline - Nuk po kërkonim të ofendonim lëvizjen ose personat me ngjyrë. Besoj vetëm se është e rëndësishme të njohim se edhe jetët e të bardhëve kanë rëndësi. Është gjithcka që po mundoheshim të tregonim".

E në fund një kritikë për ata që e lanë pa punë e pa futboll: "Punëdhënësi im, klubi e kaq shumë persona të tjerë kanë reaguar në mënyrë të tepruar për atë që ka ndodhur", ka përfunduar tifozi, që nuk do të hetohet nga policia angleze.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

38°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI