Flash

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Dëmet nuk kanë fund për Inter: Skriniar skualifikohet 3 ndeshje për "fyerje ndaj arbitrit e mallkim"

Lapsi.al 25 June 2020
Dëmet nuk kanë fund për Inter: Skriniar skualifikohet 3 ndeshje

Pas dëmit të pësuar për shkak të barazimit me Sassuolo që largon ndoshta përfundimisht titullin kampion, për Interin e Antonio Conte vjen një tjetër befasi. Milan Skriniar është skualifikuar për tre javë nga Gjykatësi Sportiv i Lega Serie A për "fyerje të arbitrit e mallkim". “Karton i verdhë i dyfishtë për sjellje jo korrekte ndaj një kundërshtari (një javë); ndërsa në të 47° e pjesës së dytë, pas kartonit të kuq, i është drejtuar arbitrit të ndeshjes me një shprehje ofensive shoqëruar nga një mallkim”, lexohet në motivimin e shkruar në komunikatën zyrtare. Mbrojtësi sllovak ka marrë edhe një gjobë 10 mijë euro.

Skriniar do të jetë kështu i detyyruar të humbasë sfidat e ardhshme kundër Parma (transfertë), Brescia e Bologna (në shtëpi). Me D'Ambrosio e Godin ende të dëmtuar do të jetë një problem për Antonio Conte, që në Tardini nuk do të jetë në pankinë. Tekniku zikaltër ishte në fakt i paralajmëruar dhe është ndëshkuar me të verdhë gjatë sfidës kundër jeshilzinjve në San Siro.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI