"Nuk po e kuptoja që shishja e vodkas ishte bërë shoqja ime më e mirë“. Fjalët e thëna nga Wesley Sneijder kanë tronditur botën e futbollit me një paragraf vërtetë shokues të autobiografisë së hollandezit, publikuar nga Kees Jansma. Ish-mesfushori tregon për periudhën e errët kaluar tek Real Madrid.
Martesa me gruan e parë kishte përfunduar e kishte ardhur në jetë edhe vogëlushi Jessey: “Mbeta vetëm dhe e shihja shumë pak të voglin. Përse të rrija vetëm kur kasha shumë miq për të kaluar kohën e lirë? Nuk po e kuptoja që shishja e vodkas ishte bërë shoqja ime më e mirë“.
“Isha i ri dhe e vlerësoja suksesin me kujdes. Më pas dicka duhet të ketë shkuar keq. Nuk bëhej fjalë për drogë, por alkol e rock ‘n’ roll. Isha mësuar, je i adhuruar kur je një futbollist i vërtetë. Gjithcka që haja jashtë mbulohej nga një mantel dashurie. Nuk mund të them se rezistova mjaftueshëm“, tregoi Sneijder.