Flash

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

FSHF mbyll sezonin me renditjen aktuale: Partizani, Erzeni e Mirdita humbasin titullin kampion nga Covid 19

Lapsi.al 24 June 2020
FSHF mbyll sezonin me renditjen aktuale: Partizani, Erzeni e Mirdita humbasin

Me situatën e krijuar, e sidomos shtimin e rasteve me infektimin me Covid 19, ishte në ajër mbyllja përfundimtare e sezonit për sportet e mbyllura në përgjithësesi e Volejbollin në vecanti. Kështu, duke qenë se deri më sot ka mbetur në fuqi Urdhëri i MSHMS, Nr.326, Datë 15/05/2020, "Për kufizimin e aktiviteteve sportive në sallat e mbyllura", si dhe në respekt të skadencës së vendosur nga Asambleja e 31-të e FSHV-së për datën 23 qershor 2020, Komiteti Ekzekutiv vendosi ta konsiderojë zyrtarisht të perfunduar sezonin sportiv 2019-2020 e duke u bazuar në klasifikimet aktuale shpall fituesit për femra, meshkuj, U-21 e U-20.

Natyrisht befasinë më të madhe e ka pësuar Partizani për femra, që investoi fort në janar, për të rrëmbyer sërisht titullin kampion në playoff. Koronavirus i prishi planet duke lënë kryesuesen aktuale të A1 Mirditës fituese pa titull. E njëjta situatë është tek meshkujt ku Ylli Tomorri dhe Partizani i tij janë detyruar të heqin dorë nga titulli pa luftuar, edhe pse në janar tekniku-menaxher kishte ndërhyrë me blerje të fuqishme për të kaluar rivalët e Erzenit. Kështu, shijakasit e Arben Sakos janë fitues në A1.

Duke iu referuar klasifikimeve në momentin e nderprerjes për kategoritë përkatëse, femra e meshkuj, Komiteti Ekzekutiv vendosi gjithashtu që ekipet fitues, së bashku me ekipet e tjera, si edhe me fituesit e Kupës së Shqiperise do të kenë të drejtën të marrin pjesë në Kupat e Evropës, sipas rregullave dhe kuotave të percaktuara nga CEV-i.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1394171747438543&id=464497177072676

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI