Flash

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Superioria 'qengj', Disiplina masakron Kategorinë e Parë

Lapsi.al 23 June 2020
Superioria 'qengj', Disiplina masakron Kategorinë e Parë

Pas rifillimit të futbollit duket se problemet më të mëdha disiplinore janë spostuar në Kategorinë e Parë, ku Komisioni përkatës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit është impenjuar për të mbajtur situatën nën kontroll. Me Superioren krejtësisht të qetë e jashtë fokusit të ndëshkimeve, java e zjarrtë e të Parës me përplasjet e kreut kanë sjellë penalitete të forta, ku më keq e kanë pësuar Pogradeci e Apolonia.

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 23.06.2020

1. Lojtari i KF Pogradeci, Jurgesi Liçkollari, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

2. Lojtari i FK Apolonia, Effiong Ekemini Ejoh, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

3. Lojtari i KF Oriku, Imer Zuna, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

4. Lojtari i FK Shënkolli, Armando Gega, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

5. Lojtari i KF Luz i Vogël 2008, Eduart Leçini, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/b të KDS dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti futbollistik.

6. Zyrtari i KF Luz i Vogël 2008, Fatjon Tafa për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

7. Lojtari i FK Skrapari, Andi Aliaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

8. KS Vlora U-19, për mos paraqitje në ndeshjen kundër KF Oriku U-19, në bazë të Nenit 109/2/d të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe Neneve 30/1 dhe 30/4/a të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, si dhe i hiqen 3 pikë nga klasifikimi.

9. KF Butrinti U-17, për mos paraqitje në ndeshjen kundër FK Elbasani U-17, në bazë të Nenit 109/2/d të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe Neneve 30/1 dhe 30/4/a të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, si dhe i hiqen 3 pikë nga klasifikimi.

10. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Erzeni, Moustapha Enock Djidjiëa. Pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 32/4/5 të KDS lojtari vendoset ne provë për një afat 6 muaj dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI