Flash

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

I grabitën motorin kur festonte për Napolin, Insigne i dhuron tifozit një të ri

Lapsi.al 23 June 2020
I grabitën motorin kur festonte për Napolin, Insigne i dhuron tifozit

"Ciao Lorenzo, jam Salvatore, mora dhuratën tënde të bukur. Faleminderit për gjithcka, forca Napoli". Mesazhi i falenderimit të tifozit të kaltër, të cilit tre keqbërës i vodhën motorin gjatë festimeve nëpër rrugët e qytetit për triumfin e skuadrës së Gatusso në Kupën e Italisë, ka zbuluar kështu zemërgjerësinë e Lorenzo Insigne, që pasi ka parë pamjet e grabitjes ka vendosur ti dhurojë një motor të ri mbështetësit të ri të Napolit.

Lajmin e ka bërë të ditur Radio Marte, pasi në një moment të parë identiteti i autorit të dhuratës kishte mbetur i panjohur. "Më në fund mund të zbulojmë emrin e bamirësit misterioz që ka dhuruar motorin për Salvatore". Por nuk mbaroi me keq, sepse në mesazhin e tij Salvatore ka bërë një tjetër kërkesë për kapitenin e kaltër: "Nëse është e mundur, dua edhe një fanellë me autograf e një takim. Nëse mundesh! Faleminderit!".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI