Flash

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Video/ Milan ndjek Europën pa Ibrahimovic: Fiorentina ngec në shtëpi me Brescia

Lapsi.al 22 June 2020
Video/ Milan ndjek Europën pa Ibrahimovic: Fiorentina ngec në

Rifillon me një fitore të zhurmshme në transfertë kampionati i Milan, që edhe pa të dëmtuarin Ibrahimovic, ka shkatërruar 1-4 Lecce në Via del Mar. Avantazh i Castillejo në të 26' në një pjesë të parë të dominuar, pastaj Milan bëri diferencën pas një trembje për barazimin e Mancosu me penallti. Një minutë më pas Bonaventura përfitoi nga një gabim i Gabriel, pastaj golat e Rebic e Leao. Në ndeshjen tjetër Fiorentina barazoi me Brescia 1-1.

Tre pikë vendimtare për Milan në garën për Europë; një humbje e shëmtuar për Lecce në ankthin e mbijetesës. 4-1 i jep vlerë kualitetit teknik të skuadrës së Pioli që, pa bërë shumë sforco, kanë mundur të qarkullojnë në qetësi e të godasin salentinët me njerëzit e sulmit. Të besuarit e Liveranit, asnjëherë në ndeshje, lanë për të dëshiruar nga ana fizike e mentale e shpesh u bënë pre e manovrës kundërshtare. Për të shpëtuar do të duhet një sjellje krejt tjetër.

Castillejo shënoi golin e parë në kampionat, 429 ditë pas golit të fundit të shënuar nga spanjolli. Reagimi i Lecce erdhi vetëm në pjesën e dytë me Mancosu, pas një faulli të Gabbia ndaj Babacar ndëshkuar me penallti. Kapiteni verdhekuq mposhti Donnarumma, por ndeshja ktheu pas 73 sekondash kur Milan rimori avantazhin me Bonaventura, që përfitoi nga gabimi i Gabriel. Më pas ishte radha e Rebic - në kundërulm i vetëm për 50 metra - ndërsa golin e katërt e fiksoi Leao.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI