Flash

Mourinho: "Kane nuk shënon me mua?". Përgjigja e tij është spektakolare

Lapsi.al 22 June 2020
Mourinho: "Kane nuk shënon me mua?". Përgjigja e tij

José Mourinho nuk është nga ata që gëlltisin fjalët, sidomos kur dikush vë në dyshim punën ose curriculum-in e tij. Një mënyrë direkte për tu mbrojtur e për të treguar stilin e tij prej "Special One". Si ndodhi në konferencën e fundit për shtyp, kur tekniku portugez i është përgjigjur kritikave të disa gazetarëve sipas të cilëve Harry Kane nuk mund të bënte kurrë një sezon prej 25-30 golash me atë në pankinë. "Kam patur sulmues që kanë luajtur për mua e nuk janë keq. Njëri luan për Juventus, quhet Ronalo, ka luajtur për mua për tre sezone e ka shënuar 168 gola, me një mesatare prej 56 golash për sezon", ka deklaruar Mou, duke llogaritur pastaj numrat e Drogba, Milito, Benzema e Ibrahimovic.

"Kam patur një tjetër të quajtur Milito. Ka luajtur një sezon për mua. Shënoi 30 gola, fitoi tre tituj. Kam patur një djalë tjetër që nuk është edhe aq keq, quhet Karim Benzema. Ka luajtur me mua për tre sezone. Jo gjithnjë titullar, por shënoi 78 gola në tre sezone, që është një mesatare prej 26 golash për sezon", vazhdoi Special One. "Kam patur edhe një tjetër për një sezon e gjysëm. Djalë i gjatë, Zlatan. Në një sezon e gjysëm shënoi 58 gola, 29 mesatarisht", përfundoi José, duke e mbyllur cështjen me një shkelje syri e gjysëm buzëqeshje.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI