Flash

Video/ Inter -6 nga Juventus: Lu-La mposht Sampdorian

Lapsi.al 21 June 2020
Video/ Inter -6 nga Juventus: Lu-La mposht Sampdorian

Inter tregon forcën përballë Sampdorias, duke u rivënë në ndjekje të Juventus kryesues, por zikaltrit e Contes tregojnë limitet e tyre në pjesën e dytë, pavarësisht se Handanovic iu desh të bënte vetëm një pritje ndaj Leris.

Conte merr atë që kërkonte që në pjesën e parë, që ishte një monolog i zikaltërve me mbrojtësit dorian: në të 10’ Lukaku dialogoi me Eriksen, asist gjenial i danezit e gol i belgut, që festoi duke u gjunjëzuar në mbështetje të George Floyd. Është vetëm Inter në fushë në pjesën e parë e këtë herë është Candreva që krijoi një mundësi që Lautaro nuk e shpenzoi dëm.

Sampdoria kërkonte të reagonte dhe loja bëhet më e ekuilibruar: Thorsby shënoi pas traversës së Colley e Inter iu desh të vuante deri në fund, pavarësisht se nuk rrezikuan ndonjë gjë të madhe prapa, duke i dhënë një tjetër sinjal të rëndësishëm Contes edhe në aspektin difensiv.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI