Flash

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Kamionisti që përplasi Zanardin tregon ngjarjen: "Imazhi që pashë më torturon"

Lapsi.al 21 June 2020
Kamionisti që përplasi Zanardin tregon ngjarjen: "Imazhi që

Në historinë e Alex Zanardi është protagonist edhe kamionisti, që rastësisht apo për një fat të tmerrshëm përfundoi në anën tjetër të aksidentit. Kamionisti i përfshirë në aksident ka folur ekskluzivisht për Mediaset e fjalat e tij janë dëshpëruese, nga ato që të prekin: "E pashë nga pasqyra - rrëfen me ngashërim, gati në lot ai -. Cfarë pashë? Dukej një top, një top që përplasej poshtë e kërcente nga krahu tjetër. Kam gjithnjë këtë imazh që më torturon e që... nuk arrij, nuk arrij ta harroj sepse... më vjen keq. Po më shkatërron, po më shkatërron krejtësisht. E shpresoj ta kaloj... për punën, për familjen time, fëmijët që e kanë ndjere, sepse nuk e kuptojnë ende, ose e kuptojnë dhe bëjnë sikur jo".

Pastaj tregon momentin e vështirë: "Unë zbrita (nga kamioni), por kishte shumë njerëz që ishin aty përreth. Ishte e kotë të shkoja unë e të mos bëja asgjë, isha aty, njerëzit bërtisnin. Duke mos e ditur kush ishte, dëgjova ulërimat e u tremba, nuk dija më cfarë të bëja... Më vjen keq për familjen, për gruan, për të birin, edhe pse duket se nuk është faji im, por isha unë aty dhe nuk arrij të kustifikoj veten".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI