Flash

Schmeichel krijon dyshim mbi raportin Raiola-Pogba: "Ka një menaxher që nuk e përfaqëson mirë”

Lapsi.al 19 June 2020
Schmeichel krijon dyshim mbi raportin Raiola-Pogba: "Ka një menaxher

Pavarësisht koronavirus, merkato afrohet me hapa gjigantë. Në cështjet e verës nuk mund të mungojë Pogba, gjithnjë në qendër të merkatos. Francezi ka qenë protagonist i tratativave, të vërteta apo të pretenduara, që flisnin për një rikthim tek Juventus ose kalimin e dëshiruar tek Zidane me Real Madrid. Gjithnjë është thënë se kampioni i botës është i mërzitur tek Manchester United, por ajo që pretendon ish-portieri legjendar i United Peter Schmeichel, në një intervistë për Daily Express, vë në dyshim raportin e mesfushorit me menaxherin Raiola.

“Jam absolutisht i bindur se Pogba dëshiron të qendrojë. Mendoj që do të shohim dicka të re, shumë më tepër se futbollisti që pamë vitin e fundit”. Një deklaratë e rëndësisshme, nga një legjendë e United: “E di dhe kaq, flas me personat e duhur. Një gjë është ajo që përshkruan media, një tjetër ajo që thotë ai, e tjetër për tjetër ajo që thotë menaxheri i tij. E pastaj ka dicka ndryshe në si qendrojnë gjërat. Donte të kthehej në Manchester United e, si të gjithë lojtarët e mëdhenj në botë, ka edhe krenari. E për këtë mendoj se nuk dëshiron të largohet”.

Schmeichel sheh si problem pikërisht menaxherin e francezit, Mino Raiola. “Mendoj se kur Ole mbërriti e kuptuam të gjithë se nën drejtimin e tij Paul mund ti japë shumë United. Fatkeqësisht nuk besoj se ka një menaxher që ta përfaqësojë mirë. Është një lojtar i rëndësishëm, kështu që bëhen shumë para duke e lëvizur nga një klub në një tjetër. E besoj se nëse dikush të përshpërit në vesh është normale që të bëhesh konfuz".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI