Flash

Humb Kupën e lojtarët: finalja e Olimpico e bën copë Juventusin e Sarrit

Lapsi.al 18 June 2020
Humb Kupën e lojtarët: finalja e Olimpico e bën copë

Post Kupa e Italisë është shumë e hidhur për Juventus. Pas humbjes në finale me penallti kundër Napolit, bardhezinjtë janë kthyer në Torino për të rifilluar stërvitjet në vigjilje të fillimit të kampionatit, por nga infermieria vijnë lajme të këqija. Kontrollet kanë evidentuar një lëndim të gradës së parë të ligamentit kolateral medial për Alex Sandro e një ndrydhje të pjesshme të tendinës së muskulit përgjatë aduktorit të kofshës së djathtë për Khedira. Dy dëmtime për Sarri, që në prag të rifillimit të Serie A humbet përsëri dy elementë të tjerë, sikur të mos mjaftonin mungesat e Chiellini e Higuain.

Kapiteni bardhezi e Pipita vazhdojnë punën e personalizuar e nuk është ende e qartë nëse do të jenë në dispozicion për rifillimin e Seria A. Ndërkohë, përgjigja e kontrolleve për Alex Sandro e Khedira lë pak shpresë për interpretime. Pas qartësimeve të diagnozës, braziliani ka nisur menjëherë fizioterapinë, por duhet të bëjë për të paktën 20 ditë. Gjermani në ditët e ardhshme do ti nënshtrohet qartësimeve për të përcaktuar më mirë shkallën e dëmtimit muskular e kohët e rikuperimit. Serie A kthehet në fushë e Juventus humbet pjesët.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI