Flash

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

"Nuk do të bëjë më teknikun": ish-portieri i Barcelonës vuan nga skleroza

Lapsi.al 18 June 2020
"Nuk do të bëjë më teknikun": ish-portieri i

Ish-portieri i Barcellona e Sevilla, Juan Carlos Unzué, ka njoftuar se vuan nga skleroza amiotrofike anësore. Ish-bashkëpunëtori i Luis Enrique, tani 53 vjecar, ka drejtuar edhe Celta Vigo e Girona. Spanjolli, në selinë e klubit blaugrana ka thënë në konferencë për shtyp: "Nuk do të bëjë më teknikun, kam firmosur për një skuadër të vogël, por shumë të impenjuar, atë të pacientëve me sklerozë amiotrofike anësore. Do të doja të ndihmoja në kërkim".

Në sallën e konferencës ka qenë prezent edhe tekniku i kombëtares iberike Luis Enrique, Eusebio Sacristan, e një përfaqësues i Barças, trajneri Quique Setien e lojtarët Gerard Piqué, Sergi Roberto e Jordi Alba. Në karrierë Unzue regjistron mbi 300 prezenca në Liga e ka bashkëpunuar, gjithnjë tek Barça, me Zubizzareta, Rijkard, Guardiola e Luis Enrique.

"Kam vendosur ta bëj publike gjendjen time për dy arsye – ka thënë ai -. E para është personale, preferoj që miqtë e të njohurit ta mësojnë nga goja ime e të jenë kështu më të qetë. Mund ti them atyre se jam mirë, që jam i fortë mendërisht e për këtë kam vendosur ta ndaj me publikun këtë gjë".

Pastaj një thirrje për ndihmë: "E dyta është më e përgjithshme: në këto muaj kam mundur të prek me dorë mungesën e vëmendjes për këtë sëmundje, vuajtjen e madhe të pacientëve e vështirësinë e tyre për të jetuar në mënyrë të denjë e mungesën e mjeteve për kërkime. Shpresoj që kjo dalje të ndihmojë. Nuk do të drejtoj më. Kam firmosur për një skuadër të vogël por shumë të impenjuar, atë të pacientëve me sklerozë amiotrofike anësore. Fatkeqësisht do të kem shumë shokë e shoqe: jemi rreth 4000 e merkato është aktive, cdo ditë marrim 3 apo 4 fytyra të reja e fatkëqësisht humbim po aq”.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI