Flash

Juventus, humbje në Kupë, disfatë në Bursë: tregu sheh Lazion për titull

Lapsi.al 18 June 2020
Juventus, humbje në Kupë, disfatë në Bursë: tregu sheh

Tregu "zgjedh" Lazio dhe beson tek bardhekaltrit e Lotitos për fitoren e titullit kampion. Pas humbjes së Juventusit në finalen e Kupës së Italisë kundër Napolit, aksionet e kompanisë Juventus në bursë janë penalizuar ndërsa ato të Lazios vrapojnë. Në fund të ditës, titulli i Juves ka humbur 5,41% ndërsa ai i Lazio u rrit me 2.27%. Me pak fjalë, tregu është duke vënë bast për përmbysjen në kampionat.

"Pas performancës jo bindëse të bardhezinjve në finalen e Kupës së Italisë të humbur kundër Napolit, tregu i jep Lazios më shumë shanse për të fituar kampionatin e Serie A", vëzhgoi një operator. Lazio në rifillimin e kampionatit është në vendin e dytë vetëm një pikë larg nga skuadra e Sarrit që kryeson.

Aksionet e Juventusit u mbyllën me 0.938 euro, afër niveleve të ulëta, me gati 12 milion aksione të shkëmbyera në krahasim me një mesatare në 30 ditë prej 7.1 milion. Lazio u rrit me 2.27% në 1.442 euro, pasi arriti një maksimum ditor prej 1.514.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI