Flash

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Skandal në Premier League: Goal-line Technology nuk funksionoi, dënohet Sheffield

Lapsi.al 18 June 2020
Skandal në Premier League: Goal-line Technology nuk funksionoi,
Goal-line Technology tradhëton në ndeshjen e parë të Premier League pas tre mujash stop. I pabesueshëm episodi që ndodhi pak para pushimit në sfidën mes Aston Villa e Sheffield United: portieri i vendasve, Orjan Nyland, kap topin në një goditje dënimi të Norwood, por tërhiqet shumë dhe futet brenda vijës. Imazhet nuk lënë dyshime: topi ka hyrë plotësisht. Arbitri Oliver nuk jep gol për shkak të një problemi teknik. Të kota protestat e vendasve. Sipas rindërtimit të medias angleze, ora e arbitrit ka sinjalizuar golin vetëm në dhomat e zhveshjes. E ndërkohë, ka ardhur edhe një komunikatë e Hawk-Eye Innovations, shoqëria që adminsitron sistemin e Goal-line Technology: "Portieri, mbrojtësi e traversa mbulonin telekamerat, nuk kishte ndodhur kurrë në 9000 ndeshje. I kërkojmë ndjesë Premier League e Sheffield". KOMUNIKATA E HAWK-EYE INNOVATIONS "Gjatë pjesës së parë të Aston Villa-Sheffield United është verifikuar një incident me Goal-line Technology, në të cilin topi ka kaluar vijën e portës bashkë me portierin e Aston Villa, numri 25 Nyland. Arbitrat nuk kanë marrë një sinjal as nga ora e as nga kufjet. Shtatë telekamerat prezente rreth portës ishin të mbuluara nga portieri, mbriojtësi e traversa. Një nivel i tillë errësimi nuk ishte verifikuar kurrë në mbi 9000 ndeshje në të cilat sistemi ynë ka qenë operativ. Sistemi ishte testuar para fillimit të ndeshjes e u konfirmua funksional nga arbitrat, duke qenë në funksion gjatë gjithë ndeshjes. Hawk-Eye kërkon ndjeësë pa asnjë rezervë ndaj Premier League, Sheffield United e të gjithë ata që kanë mbetur të goditur nga ky incident".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI