Flash

Napoli fiton Kupën e Italisë: me tifozeri virtuale, pa shtesa e me penallti, Juventus zhgënjen

Lapsi.al 17 June 2020
Napoli fiton Kupën e Italisë: me tifozeri virtuale, pa shtesa e me

Napoli i Rino Gattuso ka fituar edicionin e 73 të Kupës së Italisë duke mundur 4-2 Juventus me penallti. Pa gola për 90 minutat e finales në Olimpico, me 0-0 e mbajtur në fuqi në të 93' nga një mrekulli e Buffon ndaj Maksimovic e pastaj me ndihmën e shtyllës edhe ndaj Elmas, trofeun e vendosën penalltitë. Nga pika e bardhë vendimtare gabimet e Dybala e Danilo.

Trofeu i parë nuk harrohet kurrë. Rino Gattuso u hakmorr ndaj Juventus në Kupën e Italisë, duke fituar trofeun e parë si trajner e duke udhëhequr Napoli të ngrejë lart për herë të 6 në histori trofeun. Me një ndeshje të kujdesshme në prapavijë të kaltrit kanë ditur të përballojnë një kundërshtar nën ton, krejtësisht të parrezikshëm e madje ta frikësojnë në disa raste, duke goditur dy shtylla në 90 minuta e për më tepër duke treguar qetësi të jashtëzakonshme nga pika e bardhë.

Të pagabueshëm lojtarët e zgjedhur nga tekniku nga 11 metra; të shpërqendruar dhe aspak të kthjellët ata që dërgoi Sarri në takimin me fatin. Gabimet e Dybala e Danilo i kushtuan objektivin e parë sezonal Juventus. Për Sarrin takimi me trofeun në Itali shtyhet akoma.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI