Flash

Pezullohet kampioni në fuqi i botës: sprinteri amerikan humbi kontrollin antidoping për shopping

Lapsi.al 17 June 2020
Pezullohet kampioni në fuqi i botës: sprinteri amerikan humbi

Christian Coleman është pezulluar provizorisht nga AIU, Agjensia antidoping e World Athletics. Amerikani, i datëlindjes 1996, është kampioni i botës në fuqi në 100 metra, pasi fitoi titullin në vitin e kaluar në Doha. Sprinteri nuk iu nënshtrua një kontrolli antidoping surprizë në 9 dhjetor 2019, Duke deklaruar se ishte larguar për të bërë shopping nga banesa e tij e se sidoqoftë ndodhej vetëm pak minuta larg.

Coleman është ankuar, ndër të tjera, se nuk është njoftuar as me telefon për kontrollin; vetëm një ditë më pas kishte mësuar për ardhjen e komisarëve. Në realitet, sprinteri është falur njëherë një vit më parë e bashkë me këtë të dhjetorit kishte munguar në tre kontrolle në 12 muajt e fundit. Për këtë arsye agjensia e ka "pezulluar përkohësisht nga pjesëmarrja në cfarëdo lloj kompeticioni ose aktiviteti".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI