Flash

Mihajlovic beson se e mundi leuceminë: "Jam mirë, tani ndihem më i fortë"

Lapsi.al 16 June 2020
Mihajlovic beson se e mundi leuceminë: "Jam mirë, tani ndihem

Sinisa Mihajlovic është bërë testimonial i Ail (Shoqatës Italiane për Leuceminë) e kthehet të flasë për sëmundjen e tij: "Jam mirë, ndihem i fortë - ka thënë ai gjatë konferencës për shtyp në prezantimin e fushatës 'Me Sinisa për kërkimin' - Kanë kaluar gati 7 muaj nga transplanti e më e keqja duhet të ketë kaluar. Por duhet të paktën një vit përpara se të kthehem në normalitet, varet nga personi në person. Ka momente në të cilat ndihem vërtetë i lodhur, e rëndësishme në këto raste është të mos e ekzagjeroj e të bëj vetëm atë që e ndjej se mundem".

Miha ka shpjeguar se cilat janë hapat e radhës të rrugëtimit të tij: "Kontrolli i ardhshëm është në shtator, pastaj do kem një tjetër në dhjetor e ngadalë do të kthehem në normalitet. Në gjëerat që bëj sidoqoftë ndihem më i fortë se më parë, ndoshta sepse kam marrë palcë të re - ka thënë ai me batutë - Është kënaqësi e madhe të dish se mund të shpëtosh një jetë. Nëse do ta dija, do ta kisha dhuruar palcën time. Një sakrificë e vogël për atë që e bën, por një dhuratë e madhe për atë që e merr".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI