Flash

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Menaxheri i Cavanit, presion mbi Inter e Atletico: "Shumë kërkesa, do ti vlerësojmë të gjitha "

Lapsi.al 16 June 2020
Menaxheri i Cavanit, presion mbi Inter e Atletico: "Shumë

Edinson Cavani është një nga pjesët e cmuara të merkatos së ardhshme të futbollit. Uruguajani do të lirohet pas një muaji e gjysëm nga Psg e shumë klube janë në kërkim të goleadorit, i aftë të bëjë diferencën para portës. Cavani ishte në shënjestër të Inter, para se të vihet në fokusin e përqendruar të Atletico Madrid, por sipas asaj që bën të ditur menaxheri i tij asgjë nuk është vendosur ende.

Në fakt, përvec klubit të kryeqytetit spanjoll, që duket në pole position për ta marrë nën urdhërat e Simeone, ish-napoletani është i kërkuar edhe nga disa skuadra amerikano-jugore, mes të të cilave Boca Juniors, San Paolo, Flamengo, Palmeiras e Internacional. Menaxheri i tij, Ëalter Gugliemone, nuk ka shprehur asnjë preferencë, por i ka vënë të gjithë në alarm, për të shkëputur ofertën më të mirë: "Do të dëgjojmë e shohim të gjitha opsionet", ka deklaruar ai.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI