Flash

"E kishte vendosur Zoti të humbnim": Egbo i qetë pas disfatës së parë në pankinën e Tiranës

Lapsi.al 15 June 2020
"E kishte vendosur Zoti të humbnim": Egbo i qetë pas

"Edhe sot na pa Zoti dhe e kishte vendosur ai që të ndodhte kështu, por kështu është jeta". Me këto fjalë tekniku i Tiranës, Emanuel Egbo, ka nxjerrë veten nga përgjegjësia e humbjes së parë që kur ka marrë drejtimin e skuadrës. Në Durrës, pritej një ndeshje e vështirë për bardheblutë, por tekniku nigerian nuk duket i shqetësuar për afrimin e Kukësit, duke e marrë me filozofi humbjen: “Unë ndihem shumë i qetë, pasi ky është futbolli. Lojtarët nuk duhet të shqetësohen për asgjë, jemi me këmbë në tokë. Ne kemi forcën e duhur dhe kam besimin te lojtarët që kam. Nëse do shënonim me ato raste që kishim në pjesën e dytë, do flisnim ndryshe tani".

Gjashtë pikë është tashmë diferenca me Kukësin, e me ndeshjen direkte mes tyre ende për tu luajtur: "Unë e kam thënë gjithmonë se nuk merrem me ekipet e tjera. Unë dua të futemi në fushë dhe të marrim maksimumin. Kjo që ndodhi sot nuk më shqetëson aspak, pasi e kemi pritur edhe këtë moment që të ndodhë, pasi jeta kështu është. Ne do shkojmë tani dhe do përgatitemi për ndeshjen e radhës".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI