Flash

Humbja e parë e Egbo: Tirana mposhtet pas 17 ndeshjesh, vihet në lëvizje skenari i Kukësit

Lapsi.al 15 June 2020
Humbja e parë e Egbo: Tirana mposhtet pas 17 ndeshjesh, vihet në

"Jemi 6 pikë larg Tiranës" deklaroi para zhvillimit të kësaj jave Rrahman Hallaci (edhe pse ishin 9), duke e konsideruar të fituar përballjen direkte e ardhshme mes Kukësit e bardhebluve. Vetëm se tani diferenca është vërtetë 6 dhe me llogaritë e bluve duhet të jenë 3. Kampionat i hapur apo jo mbetet për tu parë, ajo që përbën lajm është rrëzimi i Tiranës për herë të parë që kur Emanuel Egbo u ul në pankinën kryeqytetase: pas gjashtë muajsh e 17 ndeshjes, nga të cilat 15 fitore e një barazim, mes kampionatit e Kupës.

Transferta e Niko Dovanës ishte konsideruar nga Kukësi pika ku Tirana mund të ndalej dhe ndoshi pikërisht kështu. Skuadra e Edi Martinit, nisi nga 45 minutat e dyta të ndeshjes me Vllazninë në Kupë ku rikuperoi dy gola dhe dominoi fushën, duke kërkuar më me bindje fitoren. Emiljano Vila shënoi një gol spektakolar në minutën e 26, duke mos i lënë asnjë mundësi Likës. Teuta mund të kishte dyfishuar rezultatin me Hebaj (silura e shkodranit u përplas në shtyllë), por mund të shihte fitore ti ikte nga duart, kur Frashëri duhet të bëjë mrekullinë përballë Kale.

Bardheblutë humbjen e fundit e kishin pësuar në 7 dhjetor 2019, në atë humbje 1-3 ndaj Kukësit, por tani dalin të mundur nga Niko Dovana, duke e ndjerë dihatjen e kuksianëve. Për Teutën Europa është më parë dhe 44 pikët, dy larg Lacit, e bindin Martinin se mund tia dalë.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI