Flash

Premier League frikësohet: një pozitiv me Covid tek Norwich, ditën që luajti kundër Tottenham

Lapsi.al 15 June 2020
Premier League frikësohet: një pozitiv me Covid tek Norwich,

Një lojtar i Norwich City është një nga dy personat e rezultuar pozitiv me Koronavirus pas raundit të fundit prej 1.200 testesh në prag të rinisjes së Premier League. Testet janë zhvilluar të enjten e të premten e pikërisht atë ditë Norëich ka luajtur një miqësore në Tottenham Hotspur Stadium, në të cilën ka mundur skuadrën e Mourinhos, që është shqetësuar nga ky pozitivitet i shfaqur. E megjithatë, skuadra e Mourinhos ka konfirmuar se nuk ka asnjë lojtar pozitiv në teste e ka shpjeguar se lojtari i Norwich nuk "ka patur kontakte të afërta" me skuadrën e tij.

Lojtari, të cilit nuk i është bërë publik emri, tani do të izolohet për shtatë ditë. Premier League do të rifillojë me dyer të mbyllura në 17 qershor e Norwich, i fundi në klasifikim, do të debutojë kundër Southampton të premten në 19 qershor. Në total janë 16 rastet pozitive në 8.687 teste të kryera mes klubeve të Premier League.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI