Flash

Mund të ishte kuqezi sot, Modric bëhet nostalgjik: "Milani i vërtetë i mungon të gjithëve"

Lapsi.al 15 June 2020
Mund të ishte kuqezi sot, Modric bëhet nostalgjik: "Milani i

Luka Modric ishte një hap nga mundësia për të veshur fanellëne e Milan në verën e 2019, por dashurinë e tij për kuqezinjtë nuk e ka fshehur kurrë. Do të mbetet një ëndërr e mesit të verës, duke qenë se kroati ka konfirmuar tashmë qëllimin për të mbyllur karrierën tek Real Madrid, por hidhërimi do të mbetet për të dy palët: "E imagjinova veten futbollist të Milan, por shkoi ndryshe...". Megjithatë Modric i ka dërguar një mesazh dashurie, sipas mënyrës së tij, klubit milanez: "Jam i dëshpëruar për mënyrën si po shkojnë gjërat. Milani i vërtetë i mungon Italisë e Europës".

Më pak fjalë, lidhja nuk u celebrua e nuk do të bëhet, por tërheqja mbetet e fortë edhe sot që kanë kaluar vite nga koha kur Zvonimir Boban, legjenda kroate e kuqezi për më tepër idhull i lojtarit, i dhuroi një tutë të Milan një Luka Modric në ngritje. Sinjale që mnegjithatë nuk cuan kurrë në mundësinë për ta parë mesfushorin në Itali: "Do ta kisha parë mirë veten në Serie A" ka rrëfyer ai për Gazzetta dello Sport.

Kampionat, ai italian, që vetë Modric ka deklaruar se e ndjek me shumë kujdes, për shumë bashkëkombasit që luajnë aty si Brozovic, Badelj e Pasalic, por edhe talentet made in Italy: "Ka të rinj shumë premtues, mbi të gjithë Zaniolo që është një talent i vërtetë". Në fund edhe një kujtim për ish-shokun e skuadrës Cristiano Ronaldo, tani tek Juventus: "Na mungoi tek Real për golat e karakterin e tij. Pastaj është një njeri për 10 me yll, gjithnjë gati të ndihmojë ata që kanë nevojë".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI