Flash

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

"Sarri më tradhëtoi vetëm për para": De Laurentiis ndez finalen me Juventus

Lapsi.al 15 June 2020
"Sarri më tradhëtoi vetëm për para": De Laurentiis

Plaga është ende e hapur. Ja përse, në prag të finales së Kupës së Italisë të mërkurën në mbrëmje në Olimpico kundër Juventus, presidenti i Napoli Aurelio De Laurentiis kthehet të shigjetojë ish-teknikun e tij Maurizio Sarri, duke ndezur sfidën: "Më tradhëtoi me justifikimin më vulgar, atë të parave - ka rrëfyer në një intervistë për 'Corriere dello Sport' - Do ta kisha dashur unë e ai u largua me atë justifikim".

Ndarja mes teknikut e atij Napoli që me lojën e tij kishte magjepsur Italinë e Europën, nuk është kaluar ende nga numri 1 i klubit, që kujton atë drekë shkurti në Toskana ku asgjë nuk të bënte të mendojë një divorc: "Më coi deri në ditën që parapriu ndeshjen e fundit, duke krijuar shqetësim e paqartësi në shoqëri".

Ato tre sezone janë të paharrueshme dhe është e meritë e zgjedhjes, sepse nuk mjafton vetëm një interpretues i aftë, duhet një bashkësi përbërësish: "Sarri? Kur e zgjodha mbushën qytetin me parrulla kundër meje“, ka shtuar De Laurentiis.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI