Flash

Barcelona "heq qafe" Arthur: lëvizje vendimtare për të marrë Pjanic

Lapsi.al 14 June 2020
Barcelona "heq qafe" Arthur: lëvizje vendimtare për të

Një seri e re për "telenovelën" e merkatos Pjanic-Arthur në aksin Torino-Barcellona. Sipas asaj që bën të ditur e përditshmja katalanase Sport, shpejt mund të ketë zhvillime në lidhje me tratativën. Barça i ka lënë të kuptojë brazilianit se është e detyruar "të arkëtojë" brenda fundit të qershorit e se është gjithashtu e gatshme të ndërtojë një shkëmbim me Juventus për mesfushorin boshnjak. Një mesazh i fortë dhe i qartë për direkt të interesuarin, që mund të përshpejtojë tratativën e të bindë brazilianin të pranojë idenë për tu transferuar në bardhezi.

Një situatë për tu monitoruar me kujdes të madh e në evoluim të vazhdueshëm. Edhe sepse, për momentin, Juve është në qendër të merkatos ndërkombëtare të mesfushorëve jo vetëm për mundësinë e shitjes së Pjanic. Në dalje nga Continassa janë në fakt Rabiot e Ramsey, goditje me parametër zero nga të cilët bardhezinjtë duan të nxjerrin plusvalenca të cmuara për ti riinvestuar për të përforcuar repartin me lojtarë të përshtatshëm për lojën e Sarri.

Për francezin, për momentin, nuk kanë mbërritur oferta, por mesfushori duket jashtë projektit bardhezi e shpejt situata mund të ndryshojë. Për sa i përket uellsianit, në Angli janë disa klubet e interesuara. Përvec dy skuadrave të Manchester, sipas The Sun, në gjurmët e Aaron në ditët e fundit është vënë edhe Tottenham. Në këtë rast, duke parë pagesën e lartë të lojtarit, për Juventus do të profilizohej më shumë një huazim për të reduktuar kostot e pagës se një shitje me titull përfundimtar.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI