Flash

Video/ Duart drejt qiellit, Gattuso nuk i përmban dot lotët: "I dedikohet motrës sime"

Lapsi.al 14 June 2020
Video/ Duart drejt qiellit, Gattuso nuk i përmban dot lotët: "I

Pas 95' minutave intensice, Rino Gattuso shpërthen emocionet e tij për arritjen e finales së Kupës së Italisë: e bëri në pankinë me gjestin që të gjithë e kuptuan kujt i drejtohej dhe nuk i përmbajti dot lotët në konferencën për shtyp. "Dua të falenderoj gjithë botën e futbollit që më qendroi pranë - shpjegoi tekniku me lot në sy -. Ia dedikoj preindërve të mi e motrës sime me të cilën isha shumë i lidhur. Falenderoj lojtarët e mi". Në lidhje me ndeshjen, ai i ka dalë në mbrojtje Ospinës, për golin e pësuar: "I dhuruam golin e parë, e pësuam si pulat. Nuk është faji i Ospina, por i pozicionimit të linjës së parë. Bëmë një ndeshje të mirë, por në pjesën e parë nuk zhvilluam lojën në mënyrën e duhur".

Në lidhje me rinovimin: "Unë dua të jetoj të gjithë atë që po bëj në qetësi. Nuk jam një njeri që mendon vetëm për paratë. Më pëlqen të punoj me persona që më ndjekin e më vlerësojnë. Në këtë moment kam gjetur një shoqëri që më jep mundësinë të stërvis lojtarë shumë të mirë e dua të vazhdoj këtu. Pastaj një, dy, tre vjet nuk e di. Nëse nuk kam motiv, ju më njihni, kontratat nuk vlejnë fare, sepse kështu jam gatuar".

Të mërkurën është finalja me Juven, kundër të cilës Gattuso ka humbur kur ishte me Milan. "Përballemi me një skuadër të mësuar të fitojë, formuar nga kampionë të mëdhenj, me një mentalitet fitues. Mund ta luajmë, por nevojitet një ndeshje e madhe për të fituar".

https://www.youtube.com/watch?v=jG2y6N3U2Wc

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI