Flash

Premier League gjest kundër racizmit: "Black Lives Matter" në vend të emrave të lojtarëve

Lapsi.al 13 June 2020
Premier League gjest kundër racizmit: "Black Lives Matter"
Emri i lojtarëve në fanellat e skuadrave të Premier League do të zëvendësohet nga e shkruara "Black Lives Matter" për 12 ndeshjet e fundit të sezonit, që do të rinisë të mërkurën në 17 qershor. Lajmin e kanë bërë të ditur vetë protagonistët e kampionatit anglez në një komunikatë: "Jemi të bashkuar me një objektiv të crrënjosim paragjykimin racial kudo që shfaqet - lexohet në komunikatë - për ti dhënë jetë një shoqërie globale gjithëpërfshirëse, respekt e mundësi të barabarta për të gjithë, pa dallim ngjyre apo besimi". Një vendim sigurisht me impakt të madh edhe në nivel mediatik, duke patur parasysh që Premier është kampionati më i ndjekur në botë. Liga angleze, paralelisht, ka njoftuar se do të suportojë këdo që vendos të gjunjëzohet përpara apo gjatë ndeshjeve në shenjë solidariteti ndaj George Floyd e të tjerë afroamerikanë viktima të një abuzimi nga ana e forcave të rendit. Një pozicionim i ngjashëm me atë të Deutsche Fussball Liga, që në një moment të parë kishte nisur hetimin kundër Jadon Sancho e lojtarëve të tjerë për demonstrimin e tyre anti-racizëm, por pastaj ktheu hapat dhe garantoi lirinë për tu shprehur në fushë për këto tematika. Sipas BBC Sport kanë qenë kapitenët e Ëatford, Troy Deeney e ai i Leicester, Ëes Morgan, që kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në udhëheqjen e lojtarëve të 20 klubeve drejt këtij vendimi. Shkrimi "Black Lives Matter" do të realizohet nga e fejuara e Deeney, Alisha Hosannah, e do ti bashkohet atij për të falenderuar mjekët e personelin sanitar të NHS që luftuan (e po vazhdojnë ta bëjnë) kundër pandemisë së Covid-19.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI