Flash

Fundjava e zjarrit e Liga: kthehen në fushë Barça e Real

Lapsi.al 13 June 2020
Fundjava e zjarrit e Liga: kthehen në fushë Barça e Real

Dy pikë diferencë e 11 javë nga përfundiumi. Barcellona është përpara Real Madrid, që qendron në distancë parakalimi: Liga e vërtetë fillon pikërisht tani me sfidën në distancë mes gjigantëve të Spanjës, të cilat i pret një tour de force që do të nxjerrë fitues, gati e sigurtë, atë që do të ketë më shumë forcë në trup. Askush nuk duket se ka avantazh në aspektin e kualitetit e në sasi organike. Barcellona ka kaq shumë lojtarë të tepërt sa po mundohet ti fusë në shkëmbime merkato, ndërsa Zidane i ka vajtur në mendje të alternojë një skuadër A e një B sipas vështirësisë së ndeshjes.

Barça do të bëjë debutimin e saj post Covid këtë mbrëmje në orën 22 në Mallorca. Në tredhëmbëshin e sulmit, me Messi e Griezmann, do të jetë danezi Braithwaite me Suarez gati të futet me ndeshjen në zhvillim. Për numrin 10 më të rëndësishëm në botë ka një motivim më shumë: fitorja për të shtatën herë e Trofeut Pichichi, tani është në kuotën 19 gola, plus 5 ndaj Benzema.

Real do të zbresë në fushë nesër pasdite vonë kundër Eibar, duke njohur rezultatin e rivalëve të tyre. E reja qendron tek fusha ku do të luajnë Blancos: "Alfredo Di Stefano" në Veldebebas, duke qenë se Bernabeu është nën rikonstruksion. Zidane po mendon, për këtë sfidë, të luajë me Isco në mbështetje të Benzema e Hazard.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI