Flash

Gattuso vs Conte, sfida me tension të lartë për një vend në finale

Lapsi.al 13 June 2020
Gattuso vs Conte, sfida me tension të lartë për një vend

Coppa Italia, in campo Napoli e Inter, per un posto in finale

Kupa e Italisë, akti i dytë. Pas rifillimit të Juventus-Milan radhën e kanë dy gjysëmfinalistet e tjerë të zbresin në fushë e të kërkojnë, duke u sfiduar, të fluturojnë drejt finales kundër bardhezinjve. Në një San Paolo të boshatisur e të dizinfektuar, Napoli e Inter do të luajnë një pjesë sezoni. Do të jetë një sfidë mes Gattuso e Conte, ish-mesfushorët energjikë, e mes dy miqsh të vërtetë e jo vetëm në kombëtare si Mertens e Lukaku. Rinis gjithcka nga sfida e fituar nga napoletanët në San Siro 1-0 me golin e Fabian Ruiz në 24 shkurt, përpara se Koronavirus të paralizonte futbollin.

Formacioni i Conte kërkon një përmbysje që nuk duket e pamundur, pavarësisht 104 ditët pa ndeshje zyrtare. Mjafton të kujtosh transfertën me fitoren e rëndësishme të zikaltërve 3-1 në San Paolo në kampionat, për tu bindur se kjo është një ndeshje krejtësisht e hapur.

Për sa i përket formacioneve, Inter mbërrin nën Vezuv me formacionin më të mirë të mundshëm, me një Eriksen që shpresohet të jetë i rigjetur e që mund ti japë një dorë të fortë dyshes Lukaku-Lautaro Martinez, me argjentinasin që mbetet gjithnjë në fokusin e gazetave spanjolle për cështjet që lidhen me merkaton: lamtumira e tij nga Inter është gjithnjë e më e mundur e dëshira për të veshur fanellën e Barcelonës bëhet cdo ditë e më e fortë. Nga ana tjetër është belgu Mertens, edhe ai në qendër të zërave të merkatos, por që e cojnë drejt Milanos, tek Inter. Gattuso, që pas humbjes së trishtë të së motrës, duhet të mbrojë rezultatin për të shkuar në finale, nuk do të ketë në dispozicion Manolas por mund ti besojë dëshirës së madhe të ish-sulmuesit zikaltër Politano.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI