Flash

Inzaghi zbulon keqardhjen e tij: "Jam i mërzitur me Cristiano Ronaldon"

Lapsi.al 12 June 2020
Inzaghi zbulon keqardhjen e tij: "Jam i mërzitur me Cristiano

I intervistuar nga La Gazzetta dello Sport, ish-sulmuesi i Juventus e Milan, Pippo Inzaghi, është kthyer të flasë për të shkuarën dhe për rifillimin e futbollit, me gjysëmfinalen e Kupës së Italisë: “Gëzim dhe emocion i madh. Shpresojmë që topi të na sjellë qetësi. Në periudhën më të keqe, kur ishin shumë jetë të humbura, askush nuk e kishte mendjen tek futbolli: e vetmja gjë e nevojshme ishte të luteshim e të shpresonim".

Ish-tekniku i Milan mezi pret tashmë të shohë Juventus-Milan. "Nuk do të jetë kurrë si ndeshjet e tjera. Kur luaja, sfida e parë e madhe e sezonit ishte Trofeu Berlusconi. Në verë skuadrat nuk ishin akoma gati, por San Siro mbushej plot, njerëzit kishin dëshirë për futboll e kështu do të jetë edhe këtë herë. Juve është favorite, është superiore dhe ka avantazhe: rezultati i vajtjes e faktori fushë e mungesat e Milan. Por në një ndeshje teke mund të ndodhë gjithcka e pikërisht stadiumi i mbyllur mund të jetë ndihmë për kuqezinjtë".

Në fund edhe një batutë për Cristiano Ronaldon: "Nëse prisja që Ronaldo të bëhej goleador? Kaq i jashtëzakonshëm ndoshta jo. E mbaj shembull gjithnjë në dhomat e mia të zhveshjes, sepse e di si stërvitet. Por jam i mërzitur me të e Messi: për fajin e tyre duket se në Kupa unë e Raul kemi shënuar pak…”

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI