Flash

Qelizat staminale shpresa e fundit e Schumacher: familja e mohon këtë operacion

Lapsi.al 11 June 2020
Qelizat staminale shpresa e fundit e Schumacher: familja e mohon këtë

Çdo lajm mbi Michael Schumacher ndez shpresë e emocione. E fundit që është shfaqur në rrjetet sociale, bën fjalë për një ndërhyrje rigjeneruese me qelizat staminale. Sipas asaj që bën të ditur "Daily Mail", ka qenë Philippe Menasche që është marrë me operacionin këto ditë, por lajmi është mohuar nga stafi i ish-pilotit të Formula 1.

Lajmet që kanë në qendër emrin e 51 vjecarit, shtatë herë kampion bote në Formula 1, shpesh janë fake neës, si në rastin e rigjenerimit të sistemit imunitar, që nuk do të kishte kuptim në një moment jashtzakonisht delikat, në të cilin cdo strukturë sanitare duhet të bëjë llogaritë me protokollet e lidhura me Koronavirus.

Terapia e qelizave staminale, e njohur edhe si mjekësia rigjeneruese, promovon përgjigjen për riparimin e indeve të sëmura, jofunksionalë ose të dëmtuara duke përdorur qelizat burimore (staminale) ose derivatet e tyre. Ky është kapitulli i ri i mjekësisë, që vjen pas atij të transplantimit të organeve dhe përdor qelizat në vend të organeve të dhuruara, të cilat janë të kufizuara. Qeliza burimore manipulohen për t’u specializuar në lloje të veçanta qelizash, siç janë qelizat e muskujve të zemrës, qelizat e gjakut ose qelizat nervore.

Kanë kaluar 6 vjet e gjysëm nga ai 29 dhjetor në pistën e Meribel, por mbrojtja e privatësisë së gjendjes së pilotit nga ana e familjes vazhdon e do të vazhdojë, pa e ditur akoma edhe sot se pas atyre syve të hapur është një gjendje e ndërgjegjshme apo jo.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI