Flash

Një fanellë e dedikuar kundër racizmit: ja si zbriti në fushë Eintracht

Lapsi.al 11 June 2020
Një fanellë e dedikuar kundër racizmit: ja si zbriti në

Edhe Eintracht Frankfurt zbret në fushë kundër racizmit e në gjysëmfinalen e Kupës së Gjermanisë në shtëpinë e Bayern Mynih lojtarët kanë zbritur në fushë me një fanellë me shkrimin "blacklivesmatter". Bayern kishte veshur një fanellë të ngjashme javën e kaluar në Bundesliga, por vetëm gjatë nxemjes përpara ndeshjes.

"Eintracht Frankfurt është i bashkuar kundër cdo forme racizmi e duam ta tregojmë publikisht sot", ka deklaruar drejtori i klubit Fredi Bobic përpara fillimit të takimit. Nga momenti kur nisën protestat në Shtetet e Bashkuara e në botë, në homazh të George Floyd, afroamerikanit të vrarë në fund të majit nga një polic në Minneapolis, lojtarë të ndryshëm e skuadra të kampionatit gjerman kanë shprehur solidaritetin e tyre dhe pozicionimin kundër racizmit.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI