Flash

Zbulohet mashtrimi i Inter: Marotta "gënjen" për klauzolën e Lautaros

Lapsi.al 11 June 2020
Zbulohet mashtrimi i Inter: Marotta "gënjen" për

Cështja Lautaro (të paktën kështu e përkufizojnë në Spanjë) pasurohet me një kapitull të ri. E ka shkruar e përditshmja katalanase Mundo Deportivo që pa përdorur fjalë indirekte, bën një sulm frontal kundër administratorit të deleguar të Inter Beppe Marotta duke i përcaktuar "jo të vërteta" afirmimet e tij mbi klauzolën e zgjidhjes së kontratës së sulmuesit argjentinas. Duke cituar burime të brendshme në klubin e Barcelonës (që sipas tyre janë konfirmuar edhe nga stafi i Lautaros), mohoet skadenca në 7 korrik (sic ka thënë Marotta), ndërsa lëvizja e drejtuesit interist është konsideruar si "një tentativë për të vënë presion mbi Barcelonën".

Në Katalonjë pretendojnë se skadenca është ajo e 15 korrikut e se Barcellona mund të punojë e qetë drejt asaj që konsideron përfundimin natyral të cështjes: Lautaro do të jetë një lojtar blaugrana por nuk do të paguhet 111 milionë (shifra e klauzolës në fjalë), për Inter do të shkojnë maksimumi 70 milionë plùs kartonin e Junior Firpo. Pozicionimi i Inter është larg nga ai i katalanasve dhe me kalimin e kohës tonet bëhen më të ndezura.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI