Flash

Tokyo 2020 ndalon gjunjëzimin kundër racizmit: Cio do të ndëshkojë cdo propagandë raciale

Lapsi.al 10 June 2020
Tokyo 2020 ndalon gjunjëzimin kundër racizmit: Cio do të

Komiteti ndërkombëtar Olimpik (Cio) ka komunikuar se atletëve do ti ndalohet të protestojnë në Tokyo 2020, ku do të aplikohet rregulli numër 50 i kartës olimpike, sipas të cilit "asnjë lloj manifestimi apo propagande politike, fetare ose raciale nuk lejohet në asnjë faqe, vend apo zonë tjetër". Pozicionimi, i treguar nga Telegraph, vjen pasi sportistë të ndryshëm janë gjunjëzuar kundër racizmit në shenjë proteste për vdekjen e George Floyd.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka bërë të ditur se atletët që do të thyejnë këtë rregull do të ndëshkohen me masë disiplinore rast pas rasti.

Ndalimi përfshin edhe gjeste të tjerë, jo vetëm gjunjëzimin në tokë, por për shembull edhe krahun lart nga qielli me grushtin e mbyllur, gjest që u bë i famshëm në Meksikë 1968 nga sprinterët amerikanë me ngjyrë Tommie Smith e John Carlos, që në podium përkulën kokën e ngritën krahët lart me grushtin shtrënguar për të protestuar kundër racizmit.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI