Flash

Hertha i bën favorin Juventus në Champions: gjermanët ndalojnë ndëshkuesin e bardhezinjve të luajë

Lapsi.al 10 June 2020
Hertha i bën favorin Juventus në Champions: gjermanët
Vendimtar në vajtje, mungon në ardhje. Nga Lion mbërrijnë lajme të mira në lidhje me kthimin e 1/8 të Champions League për Juventus, që në Torino nuk do të gjejë më përballë Lucas Tousart, sepse nuk do të jetë më një lojtar i OL. Në fund të janarit, Hertha Berlino ka njoftuar zyrtarisht blerjen e mesfushorit të datëlindjes 1997, duke shpjeguar se do ta lejonte të qendronte në Francë deri në fund të sezonit, por pastaj vendosi të mos përdorte asnjë zgjatje e kështu nga 1° korriku ndëshkuesi i bardhezinjve duhet të transferohet në Berlin. Një goditje e rëndë për Lion, që do të mbërrijë në Torino (data është ende për tu përcaktuar) pa asnjë ndeshje në këmbë prej më shumë se 5 muajsh (zyrtare nga dje ndërprerja përfundimtare e Ligue 1) e me mesfushën për tu përpunuar, privuar nga një prej lojtarëve më të mirë. "Tousart do të jetë një lojtar i Hertha duke nisur nga 1° korriku 2020 – lexohet në komunikatën e klubit gjerman në faqen zyrtare - Skuadra e kryeqytetit gjerman e Olympique Lion kanë gjetur akordin. 23 vjecari mesfushori kishte firmosur një kontratë afatgjatë në Berlin në janar, por duhej të luante për Lion deri në fund të sezonit". "Jemi të kënaqur që u qartësua situate e mund ti japim mirëseardhjen Lucas si lojtari ynë i ri nga korriku - ka thënë Michael Preetz, drejtuesi i Herthas – Kemi patur bisedime të mira me drejtuesit e Olympique, që do doja ti falenderoja".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI