Götze nuk do të qendrojë e sigurtë në Gjermani, skuadrat e mëdha angleze e spanjolle vështirë se mund ti garantojë në fushë rolin që lojtari dëshiron të mbulojë, kështu që Roma është një mundësi ideale, edhe pse klube të tjera në Serie A nuk e kanë fshehur se po mendojnë për lojtarin: në këtë sezon Mario ka grumbulluar 21 prezenca e 3 gola në të gjithë kompeticionet, duke nisur titullar shumë pak herë. Nyja është natyrisht pagesa, duke parë që 28 vjecari fiton rreth 10 milionë euro në vit. Një shifër e rëndësishme që verdhekuqtë mund ti afrohen nëse mbërrin me parametër zero. Nëse dashuria për Romën është ajo që ai e bashkëshortja kanë treguar publikisht, edhe ndonjë zbritje në kërkesë nuk mendohet të jetë një problem...