Flash

Ndryshim emri e transferim biznesi: Cristiano Ronaldo kthehet në Portugali

Lapsi.al 9 June 2020
Ndryshim emri e transferim biznesi: Cristiano Ronaldo kthehet në Portugali

Cristiano Ronaldo kthehet... në Portugali. Kampioni i Juventus ka vendosur të transferojë selinë qendrore të Crs Holding nga Luksemburgu, që nga 2015 ishte vendi i bizneseve të tij jashtë futbollit, në Lisbonë. Lajmin e ka bërë të ditur Milano Finanza, sipas të cilëve vendimi është maturuar gjatë lockdoën e është konkretizuar me firmën e CR7, që kontrollon personalisht kapitalin financiar të kompanisë së tij, mbi dokumentet për kalimin nga Rue de Bonnevoie në Avenida Engenheiro Duarte Pacheco në qytetin luzitan.

Me ndryshimin e selisë ka ndryshuar tashmë edhe emri i holding, që tani do të quhet CR7 Lifestyle. Gjithnjë sipas asaj që sqaron ekonomikja Milano Finanza, në fund të 2019 shoqëria regjistronte një aktiv prej 15,73 milionë euro e një fitim prej 233 mijë eurosh.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI