Flash

Me 10 euro në xhep, 73 ditë në aeroport: futbollisti ganez i burgosur në terminalin e Mumbait

Lapsi.al 8 June 2020
Me 10 euro në xhep, 73 ditë në aeroport: futbollisti ganez i

Me dicka më shumë se 10 euro në xhep ka jetuar në parkun e terminalit të Mumbai: “Ishte gjithnjë dikush që më jepte pak bukë, një pije”. Kjo është historia e Randy Juan Muller, futbollistit ganez që luan futboll me 7 në shtetin e Kerala, që ngjan shumë me historinë e Tom Hanks në 'The terminal'. Në fillim të marsit u ngjit në trenin për Thrissur për të mbërritur në aeroportin e Mumbai, ku e priste fluturimi për në shtëpi. Por aty nisi makthi.

Për dy muaj Randy mbeti aty, pasi zbuloi se për shkak të pandemisë të gjithë fluturimet ndërkombëtare ishin të ndaluar. Në xhep kishte rreth 1000 rupie (11 euro), kursimet e sezonit futbbollistik ndërprerë nga Koronavirus. Deri të shtunën, jetoi në parkun jashtë terminalit, deri kur për historinë e tij u interesua ministri i Maharashtra Aaditya Thackeray, e pastaj ambasada e Ghanës, që i gjeti një hotel, në periferi. Tani, pas 73 ditësh Muller sheh dritë: “Më kanë premtuar të më hipin në fluturimin e parë për në shtëpi. Por mendova se do vdisja”, ka treguar ai për Indian Express.

Tmerri ishte dita e parë si i burgosur në aeroport, pa një vend ku të shkoja. “U zgjova nga një polic. Më kërkoi të largohesha nga aeroporti. Por nuk mund të kthehesha në Kerala sepse trenat ishin anulluar, nuk mund të shkoja në hotel sepse nuk kisha para”. Gjeti një kënd në park ku policia nuk do ta gjente lehtë e ku përballoi edhe ciklonin Nisarga, që goditi Mumbain javën e kaluar. Për 20 ditë nuk foli dot as me familjen sepse iu shkarkua bateria e telefonit. “Mendonim se kishte vdekur” tha një prej tyre. E tani është gati të kthehet në shtëpi, pikërisht si Tom Hanks... “Nuk kam para për një suvenir ose dhuratë, por mendoj se kjo eksperiencë është suveniri më i madh. Dashtë Zoti, do të kthehem në Kerala”.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI