Flash

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Nju Jorku pas masës së arrestit në shtëpi të vendosur nga SPAK ndaj drejtoreshës së Sh&...

15:39

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Këpuca e Artë 'pronë' e Lewandowski: numrat thonë se ky është sezoni më i mirë i polakut

Lapsi.al 8 June 2020
Këpuca e Artë 'pronë' e Lewandowski: numrat thonë

Me golin e shënuar kundër Bayer Leverkusen, Robert Lewandowski është ngjitur në kuotën 30 në kampionat, shifër që e kishte arritur më parë në 2015-16 e në 2016-17. Vetëm se me një ndryshim, pasi i kishte luajtur të gjitha ndeshjet. Polaku, me shumë mundësi numri 9 më i mirë në botë aktualisht, ka shansin të vendosë një rekord personal, duke ia bërë jetën më shumë se të vështirë rivalëve të tij për Këpucën e Artë.

Në klasifikimin që dekreton mbretin e shënuesve europianë, Lewandowski kryeson me 60 pikë (Bundesliga, si të gjithë kampionatet më të mira të kontinentit e ka koeficientin 2). Detajët tregojnë se shifra e arritur në 28 ndeshje mund të ishte shtuar, nëse sulmuesi nuk do të kishte humbur për shkak dëmtimi ndeshjet kundër Hoffenheim e Augsburg. Polakun e ndjek më nga afër Immobile në kuotën 54 pikë, ndërsa Werner është i treti me 50 dhe vështirë ti rikuperojë lojtarit të Bayern kaq pikë në katër ndeshje.

Përvec se protagonist për Këpucën e Artë, objektiv që gjithnjë i ka shpëtuar, Lewandowski mund të përmirësojë rekordet e tij edhe në kampionat (i mjafton një gol për të qenë sezoni i tij më i mirë në absolut) e të provojë ti afrohet një prbindëshi të golit si Gerd Müller, që monopolizon podiumin e kësaj renditje speciale të golave në një kampionat. Në vendet e para duket të paarritshme kuotat (40, 38, 36) të fiksuara respektivisht në 1972, 1970 e 1973. Më i prekshëm vendi i katërt i Dieter Müller (34 gola me Koln në 1976-77), ndërsa polaku ka shënjestruar 31 golat e Pierre-Emerick Aubameyang e Lothar Emmerich (Borussia Dortmund 2016-17 e 1965-66).

Me pak fjalë ai i polakut është një sezon spektakolar. Me këto numra, për Lewandowski është gjithnjë e më afër vendi i dytë i Klaus Fischer në klasifikimin e të gjithë kohëve të shënuesve në Bundesliga (268 a 232, pratikisht një sezon). I pari është i paarritshëm: Gerd Müller është në kuotën 365. Por “Der Bomber” kishte një mesatare-gol vetëm pak më të mirë se Leëandoëski: një gol cdo 105', kundër 109 të polakut.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI