Flash

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Nju Jorku pas masës së arrestit në shtëpi të vendosur nga SPAK ndaj drejtoreshës së Sh&...

15:39

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Kthehet në pankinën e Vllaznisë pas 14 vjetësh: ja si Hysen Dedja spostoi Osjan

Lapsi.al 9 June 2020
Kthehet në pankinën e Vllaznisë pas 14 vjetësh: ja si Hysen

Hysen Dedja i sposton të gjithë, duke marrë drejtimin e Vllaznisë. Ndonëse pas largimit të trajnerit Mirsad Jonuz në pankinën shkodrane ishin fare pranë detyrës dy anëtarë të stafit teknik, Safet Osja dhe Ideal Lekiqi, veterani i pankinës është prezantuar sot në krye të skuadrës. Drejtuesit e klubit shkodran, mbi të gjithë administratori Suad Lici, ka insistuar për një njeri të eksperiencës, që në tetë javët e mbetura të Superiores do të mbajë skuadrën jashtë playout, si objektiv i vetëm, edhe pse Kupa është sugjestionuese: "Dua të falenderoj kryetaren dhe Suadin për besimin. Kontrata ime është këto 8 javë bashkë me Kupën. Duke e ndjekur skuadrën nga larg, mendoj se është një skuadër që ka brumë. Nuk i di problemet për largimin e trajnerit Jonuz. Mendoj se kur të bisedoj me skuadrën, do t’ia bëj të qartë se objektivat do të jenë madhore, siç i ka pasur klubi në fillim të sezonit" ka deklaruar në prezantim Dedja, i cili me fanellën e Vllaznisë si futbollist ka fituar trofe e kthehet në detyren e trajnerit të parë pas 14 vjetësh.

Në Shkodër i gjithë ambjenti duket se mbështet Dedjen, të paktën në fillim. Asnjë firo tjetër nuk do të ketë ka garantuar Lici, duke iu referuar lojtarëve që iu ka përfunduar kontrata: "Unë do të ulem që sot me skuadrën, do të kem kohë të bisedoj me lojtarët - ka shpjeguar Dedja -. Dua që të jemi sa më afër me spordashësit. Kupa e Shqipërisë është një objektiv për të shkuar në Europë".

Përpara se të firmoste marrjen e detyres, Dedja ka patur një takim me kryebashkiaken Voltana Ademi që është edhe në cilësinë e presidentes së Vllaznisë. Marrëveshja me drejtuesit kuqeblu është për ta drejtuar skuadrën në javët e mbetura të kampionatit, përfshirë edhe ndeshjet e Kupës së Shqipërisë: "Të rreshtohemi në mesin e tabelës, pse jo në Kupat e Europës. Nuk e quaj periudhë të zezë, skuadra ka grumbulluar 38 pikë, janë edhe 24 pikë në lojë. Të gjithë këtë që ndodhi pas pandemisë, Vllaznia mund ta kthejë në favorin e saj. Edhe po nuk morëm pjesë në Europë, mendoj që Vllaznia ka hyrë në shina. Prodhon futboll. I kam bërë një analizë, që kur mora telefonatën e parë, të gabimeve që duhet të korrigjohen" përfundoi tekniku.

Për Dedjen vijnë menjëherë dy ndeshje të rëndësishme dhe delikate, siç janë ato ndaj Teutës për Kupën e Shqipërisë të enjten dhe sidomos të hënën e ardhshme për kampionat me Bylisin.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI