Flash

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Nju Jorku pas masës së arrestit në shtëpi të vendosur nga SPAK ndaj drejtoreshës së Sh&...

15:39

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

"Statuja e tij duhet të përfundojë në lumë, si 20 mijë afrikanët": Hamilton në luftë të hapur me racizmin

Lapsi.al 9 June 2020
"Statuja e tij duhet të përfundojë në lumë, si 20

Vazhdon beteja e Leëis Hamilton kundër racizmit. Kampioni anglez i F1 ka shfryrë sërisht në rrjetet sociale në lidhje me protestat që kanë shpërthyer në gjithë botën për vdekjen e George Floyd e, këtë herë, ka folur për një cështje që i përket vendit të tij të origjinës, ose më saktë rrëzimit të statujës së Edward Colston nga ana e disa manifestuesve në Bristol: "Thuhet se duhet të shkojë në muze, por statuja e atij njeriu duhet të përfundojë në lumë, ashtu si shpirtrat e 20.000 afrikanëve që humbën jetën gjatë udhëtimit e u hodhën në det, pa varrim apo memorial - ka shkruar në Instagram piloti i Mercedes - I vodhi nga familjet e tyre, nga vendi i tyre e nuk duhet të përkujtohet!".

Colston ka qenë një tregtar anglez në shekullin e 17°, që u përfshi në tregtinë e skllevërve ai anëtar i Royal African Company. Monumenti i dedikuar për të u rrëzua në 7 qershor e u tërhoq zvarrë deri në portin e Bristol, ku demonstruesit e lëvizjes Black Lives Matter e hodhën në lumin Avon: "Edward Colston ishte një monstër që ka blerë, shitur e tregtuar qenie njerëzore, duke i detyruar në skllavëri deri në vdekje - ka kujtuar Leëis, që vetëm pak ditë më parë ka treguar bullizmin e pësuar kur ishte i vogël për shkak të ngjyrës së lëkurës - Askush që ka kryer këto veprime nuk duhet nderuar në asnjë mënyrë. Ishte terrorizëm. Është terrorizëm. Tani e atëherë. Nuk duhet të kishte pasur kurrë një statujë. Jam krenar për aktivistët e Bristol që e rrëzuan. Hiqini të gjitha, kudo të jenë. Unë e mbështes këtë gjë".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI