Flash

Video/ Gazzetta dello sport zbulon Kumbullën në 1.47 minuta: hera e parë kundër CR7, tekat e... Greta

Lapsi.al 9 June 2020
Video/ Gazzetta dello sport zbulon Kumbullën në 1.47 minuta: hera e

Ja cili është Marash Kumbulla, qendërmbrojtësi shqiptar i Veronës në shënjestër të klubeve të mëdha: me golin e shënuar ndaj Sampdorias ishte i pari mbrojtës i datëlindjes 2000 që shënon në Serie A. Inter Juve e Lazio të gjithë të cmendur për Kumbullën. Mbrojtësi i Veronës i magjepsi të gjithë në vitin e tij të parë në Serie A. vetëm 20 vjec, lojtari i kombëtares së Shqipërisë është i aftë në luftën në ajër dhe markim.

I lindur në Peschiera del garda me prindër shqiptarë, që kanë një restorant, Kumbulla bën ende kapricio për lojëra, edhe me të fejuarën Greta që nervozohet, ndonëse i ati thotë se është shumë serioz.

Gjatë karantinës ka gatuar rizoto me tastasal dhe e ka kaluar kohën duke parë serinë e preferuar La casa del papel. Qetësia dhe vendosmëria janë armët e tij të forta, edhe përpara CR7: "E kuptova që e kisha sfiduar vetëm në fund. Çfarë ëndërre!"

Pëlqen egërsinë e Chiellini, edhe pse për të mbrojtësit më të mirë në botë janë Van Dijk, Ramos e De Vrij. Verona kërkon 30-35 milionë euro e Kumbulla ndihet gati për kapërcimin e madh.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI