Flash

“Homo i vogël” të dashurit të mamasë: Neymar denoncohet për homofobi

Lapsi.al 10 June 2020
“Homo i vogël” të dashurit të mamasë: Neymar

Një aktivist brazilian i LGBT ka prezantuar një denoncim kundër Neymar në zyrën e prokurorit në San Paolo për homofobi, pasi sulmuesi i Psg ka përcaktuar shokun biseksual të së ëmës një "homo të vogël". Aktivisti Agripino Magalhaes, që nuk është direkt i përfshirë në cështje, ka njoftuar në Instagram se ka ndërmend të vazhdojë me denoncimin për "homofobi e nxitje urrejtje". Stafi i sulmuesit 28 vjecar ka refuzuaer të komentojë këto informacione.

Fyerjet homofobe janë dëgjuar në një regjistrim audio të bisedës private të lojtarit me disa miq që është shfaqur në shtyp. Neymar e ka quajtur Tiago Ramos, 22 vjec, i dashuri i mamasë së tij Nadine Gonçalves, 52 vjec, "homo i vogël" e "bir kurve".

Gruaja e ka bërë publike lidhjen e saj me të riun në prill, ndërsa shtypi i skandaleve ka zbuluar pas më pas, se djaloshi është biseksual. Një vit më parë, Neymar ishte akuzuar për përdhunim të një gruaje braziliane që e kishte marrë në Paris pas një flirti online, por cështja u arkivua për mungesë provash.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI