Flash

Shembja e San Siros: ambjentalistët milanezë prezantojnë ankimimin

Lapsi.al 10 June 2020
Shembja e San Siros: ambjentalistët milanezë prezantojnë

Shoqata 'Gruppo Verde San Siro' kundërshton prishjen e San Siros, siç parashikohet nga projektet e Inter dhe Milani që planifikojnë të ndërtojë stadiumin e ri, duke prezantuar ankimimin kundër një mendimi të kohëve të fundit të Mbikëqyrjes që i kishte dhënë dritën jeshile dy klubeve, dhe i bën apel Ministrisë së Trashëgimisë Kulturore për të shpëtuar "Giuseppe Meazza". Sipas ambientalistëve, impianti është një nga "gjërat e paluajtshme dhe të luajtshme që kanë një rëndësi të veçantë për shkak të referimit të tyre në historinë politike, artin (...) dhe kulturën në përgjithësi, si dëshmi të identitetit dhe në historinë e institucioneve publike, kolektive dhe fetare ".

Siç bën të ditur Il Giorno, shoqata i ka shkruajtur ninistrit Dario Franceschini dhe teknikëve të tij për të rrëzuar mendimin e Mbikqyrjes lombarde të 13 majit, sipas të cilit "Meazza nuk përfaqëson interes kulturor", sepse tribunat e saj të para historike, "në stradiumin origjinal të vitit 1925-26 dhe e zmadhimit të pësuar në 1937-39, janë plotësisht të paprekura në krahasim me ndërhyrjet e mëvonshme të adaptimit dhe zgjerimit", që do të thotë unaza e dytë (1953-55) dhe unaza e tretë (1989-90). Një pozicion që është hedhur poshtë nga Gruppo Verde San Siro, i cili kundërshton mbikëqyrësin rajonal Francesca Furst se është mbështetur vetëm në nenet 10 paragrafi 1 dhe 12 paragrafi 1 të Kodit të Trashëgimisë Kulturore, artikuj dhe paragrafë që mbrojnë objekte arkitektonike me më shumë se 70 vjet jetë dhe se nuk ka marrë në konsideratë nenin e lartpërmendur 10 paragrafi 3 pika D.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI