Flash

Kur Giggs përplasi pas murit CR7…për një coca-cola: “Unë pi cfarë të dua, Giggsy”

Lapsi.al 10 June 2020
Kur Giggs përplasi pas murit CR7…për një coca-cola:

Kur tekniku aktual i Manchester United Solskjaer kishte treguar historinë, që u bë shpejt publike, u duk si një nga ato ekzagjerimet e dhomave të zhveshjes: një Cristiano Ronaldo fare i ri që pinte coca cola herët në mëngjes e Ryan Giggs që i bërtet në fytyrë se duhet të mos e bënte më. E në fakt ka qenë pikërisht kështu…

E ka konfirmuar vetë Giggs, në një intervistë për Manchester United Podcast, duke rrëfyer episodin që u fut në mitologjinë e klubit, atë të coca-cola e CR7. Ajo që kishte pëshpëritur norvegjezi ishte absolutisht e vërteta. “Mund ta kem ngjitur pas murit e mund ti kem thënë ‘këtu nuk bëjmë nga këto gjëra'”. Duke marrë parasysh që fiziku i Cristiano Ronaldos është e vështirë të pajtohet me një konsum të zakonshëm të pijeve të gazuara, ndoshta qortimi ka funksionuar.

Giggs i shton edhe pak piper historisë, sepse tregon edhe reagimin e portugezit. “Pas kësaj ai doli në fushë dhe shënoi tre gola. ‘Unë pi cfarë të dua, Giggsy!'”. Reagimi tipik për një si Cristiano Ronaldo, edhe pse shumë e konsideronin të trilluar historinë, sepse Giggs nuk ishte nga ata me emër të keq në dhomat e zhveshjes. Por tani uellsiani e ka konfirmuar vetë, duke zhdukur dyshimet.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI