Flash

Ibrahimovic, fjalë përçmuese për Milan: "Klub pa projekt, nëse rri e bëj për pasion"

Lapsi.al 11 June 2020
Ibrahimovic, fjalë përçmuese për Milan: "Klub pa

Fjalët e tij dëgjohen më qartë e më fort se të të tjerëve. Zlatan Ibrahimovic gjërat nuk i lë kurrë pa i thënë e, edhe në konfrontimin e të mërkurës mes skuadrës dhe administratorit të deleguar Gazidis, që mungonte në Milanello prej 3 muajsh, ka qenë i qartë në shqetësimet e tij mbi Milanin e të tashmes e të ardhmes. Lajmi për marrëveshjen e arritur për pagat - heqje dorë nga muaji prill, që do të shpërndahet më pas gjatë muajve - nuk ka mjaftuar për të fshirë dyshimet e shqetësimet, sidomos përpara një ndeshje si ajo e kthimit të Kupës së Italisë në gjysëmfinalen kundër Juventus.

Të qartë konceptet që Zlatan ka theksuar para shokëve të skuadrës e përpara drejtuesit kuqezi: është një klub pa projekt, nuk është më Milani i dikurshëm. Fraza që ngjajnë me vendim, pavarësisht sigurimeve që është munduar të japë Gazidis mbi strategjitë e klubit, mbi objektivët, mbi dëshirën për të investuar, duke nisur nga stadiumi. Pastaj fraza për të ardhmen e tij, që nuk zhduk dyshimet dhe tregon gjithë pakënaqësinë e suedezit: nëse qendroj është vetëm për pasion.

Në takimin me skuadrën, që zgjati 45', Gazidis ka prekur edhe temën e trajnerit, duke theksuar se asgjë nuk është vendosur ende. Të gjithë janë nën testim, ai përfshirë. Sfida është e hapur për të gjithë. E ajo e të premtes kundër Juventus është pengesa e parë për të kapërcyer.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI