“Nëse Chelsea do të fitojë Champions League, do të pozoj zhveshur me vetëm fanellën në trup. Asgjë nuk do të më ndalojë”. Eshtë ky premtimi i modeles braziliane Jessica Lopes, ish-Miss Bum Bum në Angli, tifoze e madhe e Blues. Megjithatë një premtim që vështirë se mund të bëhet realitet, sepse skuadra e Lampard duhet të përmbysë disfatën 0-3 të pësuar në Stamford Bridge kundër Bayern Mynih, në kthimin e 1/8 të finaleve e në një stadium si Allianz Arena.

