Flash

I vogël kishte vetëm darkën për të ngrenë, Rashford njofton arritjen: "3 milionë vakte për të varfërit"

Lapsi.al 12 June 2020
I vogël kishte vetëm darkën për të ngrenë,

Marcus Rashford, lojtari i kombëtares angleze dhe i Manchester United, ka njoftuar se ka mbledhur fondet e nevojshme për ti lejuar shoqatës FareShare të shërbejë 3 milionë vakte për personat në nevojë. "Kam një lajm të madh, djema! Kishim objektivin që brenda fundit të qershorit FareShare të ishte në gjendje të furnizonte 3 milionë vakte për personat vulnerabël në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Sot e kemi arritur këtë objektiv", ka njoftuar lojtari në faqen e tij në Tëitter.

Kur Premier League u pezullua, sulmuesi 22 vjecar nisi të bashkëpunojë me FareShare, që lufton kundër shpenzimit të kotë të ushqimit dhe kequshqyerjes. Objektivi: të ndihmonte fëmijët që u privuan nga ushqimet në mensë nga mbyllja e shkollave, për shkak të epidemisë së Covid-19. Fushata, e promovuar në Tëitter e në rrjetet sociale në fillim të prillit, ka grumbulluar 134.000 stërlina (150.000 euro), por shumë shkoi në 400.000 stërlina (gati 450.000 euro) falë një dhurimi të bërë nga vetë Rashford. Sulmuesi i Red Devils ka deklaruar se ka marrë këtë lloj ndihme kur ishte fëmijë i rritur nga vetëm e ëma, që duhej të punonte shumë orë për të siguruar që ai të kishte të paktën një vakt në orën e darkës.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI